Autoriteti i Konkurrencës nis hetim paraprak për “One” dhe “Vodafone”

Autoriteti i Konkurrencës nis hetim paraprak për “One” dhe “Vodafone”

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një paraprak për kompanitë “One” dhe “Vodafone” si dhe fton qytetarët të raportojnë shqetësimet. Në njoftim thuhet se hetimi synon të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, duke garantuar një treg sa më të lirë dhe konkurrent.

Ndër të tjera në njoftim thuhet:

A jeni përdorues i shërbimeve celulare? Kontributi juaj ka rëndësi! Autoriteti i Konkurrencës, në ushtrim të kompetencave të tij ligjore, ka hapur një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, që përfshin ndërmarrjet Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, për periudhën 1 janar 2022 – 25 korrik 2025. Ky hetim synon të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, duke garantuar një treg sa më të lirë dhe konkurrent, ku secili përdorues të ketë mundësinë të zgjedhë shërbimin që i përshtatet më shumë, me cilësi dhe me çmime të drejta. Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurrencës fton të gjithë përdoruesit e shërbimeve celulare që dëshirojnë të ndajnë ankesat, problematikat apo shqetësimet e tyre lidhur me këtë treg, t’i adresojnë pranë institucionit tonë. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, mund të paraqiten pranë Autoritetit të Konkurrencës ose të kontaktojnë në adresën zyrtare të e-mailit: competition@caa.gov.al”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy