Sulmi më i rëndë në 60 vite, peshkaqeni 15 metër vret notarin në Sydney

Sulmi më i rëndë në 60 vite, peshkaqeni 15 metër vret notarin në Sydney

Një notar ka mbetur i vdekur në një sulm nga një peshkaqen në një plazh në Sydney, duke regjistruar vdekjen e parë në një sulm nga peshkaqeni në 60 vjet.

Shërbimet e urgjencës u thirrën rreth orës 16:35 në Little Bay Beach, në lindje të Sydneit, ku policia dhe shpëtimtarët gjetën mbetje njerëzore në ujë.

Dëshmitarët e tmerruar thanë se peshkaqeni i bardhë ishte afërsisht 15 metra i gjatë dhe "shkatërroi" viktimën e paidentifikuar, duke e kthyer ujin përreth në ngjyrë të kuqe.

Një zëdhënëse e Ambulancës së Uellsit të Ri Jugor tha: "Për fat të keq, ky person kishte pësuar lëndime katastrofike dhe nuk mund të bënim aësgjë”.

Peshkatari Kris Linto i tha Nine News se peshkaqeni "sulmoi [ viktimën ] vertikalisht" duke shtuar se ai "dëgjoi një britmë dhe më pas u kthye dhe pa se spërkat e ujit u përhapën sikur një makinë ra në det.”.

Një dëshmitar që foli për ABC tha se sulmi zgjati disa sekonda pasi notari u tërhoq nga peshkaqeni.

"Ai bërtiste në fillim, dhe më pas kur u tërhoq kishte kaq shumë bulëza," thanë ata.

Sulmi i fundit fatal i peshkaqenit në Sydney ndodhi në vitin 1963 sipas bazës së të dhënave Australian Shark Incident Taronga , i cili vrau aktoren 32-vjeçare Marcia Hathaway .

Kryetari i këshillit të Randwick, Dylan Parker, i tha Guardian se komuniteti "është i tronditur nga ky incident i tmerrshëm".

Departamenti i Industrive Primare të NSË-së do të punojë me policinë për të hetuar rrethanat rreth vdekjes dhe raporti do të përgatitet për mjekun ligjor.

Një zëdhënës nga departamenti i shprehu ngushëllimet familjes së viktimës dhe tha: “DPI do të vazhdojë të punojë me Policinë e NSW dhe Surf Life Saving NSË për të monitoruar zonën dhe për të ofruar çdo këshillë dhe burime teknike nëse kërkohet, duke përfshirë vendosjen e baterive SMART në zonë. ”

Përveç plazhit të Little Bay, disa plazhe të tjera të Sydneit do të mbyllen të enjten, ndërsa policia vazhdon të kontrollojë zonën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy