Merr flakë në fluturim motori i një avioni në Romë, bën ulje emergjente (VIDEO)

Merr flakë në fluturim motori i një avioni në Romë, bën ulje emergjente (VIDEO)

Një avion i cili u ngrit nga aeroporti Fiumicinos në Romë të Italisë drejt Kinës, por u detyrua të bënte një ulje emergjente disa minuta pas nisjes.

Ngjarja ndodhi të dielën në një fluturim të “Hainan Airlines” për në Kinë pas një zjarri në një nga motorët.

Zjarrfikësit në detyrë në aeroportin “Leonardo Da Vinci” aktivizuan menjëherë procedurat e emergjencës dhe avioni para se të prekte tokën, shkarkoi të gjithë karburantin, siç kërkohet nga rregullat e sigurisë.

Duket se në motor janë gjetur mbetje zogjsh të cilët për shkak të temperaturave të larta kishin marrë flakë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy