Parlamenti i ndërpret pagën dhe shërbimet ish-zv.kryeministrit Ahmetaj

Parlamenti i ndërpret pagën dhe shërbimet ish-zv.kryeministrit Ahmetaj

MCN TV mëson se pas miratimit të autorizimit për arrestimin e ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj, administrata e Parlamentit i ka ndërprerë pagën dhe shërbimet mbështetëse deputetit.

Në këtë mënyrë, ndaj Ahmetajt ndërpriten të gjitha përfitimet materiale që vijnë për shkak të detyrës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. 

Ligjërisht Ahmetaj ende gëzon mandatin, dhe për rrjedhojë rregullorja nuk parashikon një masë të tillë, ndërsa burimet konfirmojnë se një vendim i tillë ka ardhur për shkak të shmangies së tij me drejtësinë. 

Pjesë e përfitimeve që ndërpriten, janë telefoni, automjeti, karburanti, shpenzimet e banimit etj.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy