Rusia është e gatshme të punojë me çdo lider amerikan të zgjedhur nga populli amerikan,i cili është i gatshëm të angazhohet në dialog të barabartë, me respekt reciprok.
Kështu tha të mërkurën ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ai vuri në dukje, gjatë një konference për shtyp në Kombet e Bashkuara, se gjatë administratës së ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dialogu ishte duke u zhvilluar pavarësisht sanksioneve serioze të SHBA-së ndaj Moskës.



