KE jep rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave, Avramopoulos: Kosova ka përmbushur kriteret

KE jep rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave, Avramopoulos: Kosova ka përmbushur kriteret

Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Faqja e zyrtare e Komisionit Evropian në "Twitter" duke uruar Kosovën për rekomandimin pozitiv, ka shkruar se kësaj të fundit i janë shpaguar përpjekjet dhe puna e madhe për përmbushjen e kritereve për liberalizmin e vizave.

Përpjekjet e Kosovës dhe puna e madhe për liberalizmin janë shpaguar. Sot mund të konfirmojmë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Ne tani e inkurajojmë Këshillin e Evropës dhe Parlamentin Evropian që pas propozimit tonë, kjo punë të ecë përpara”, shkruan faqja zyrtare e Komisionit Evropian.

Në konferencën për media, komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Mund të konfirmojmë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Mund të themi se është bërë një punë e madhe në këtë drejtim. Më lejoni të uroj autoritetet në Kosovë për punën e bërë drejt liberalizimi”, ka thënë Avramopoulos.

Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili ishte në krahë të Avramopoulos në konferencën për media ku Kosova mori rekomandimi pozitiv për vizat nga KE-ja, tha se këtë vendim e merituan dhe se kjo nuk ishte një dhuratë. Presidenti shtoi se ky vendim përbën një moment historik dhe vjen si rrjedhojë e përpjekjeve shumëvjeçare.

Ai tha se këto kilometra kanë qenë të gjatë dhe të rëndë për thotë se është i lumtur se së bashku kanë arritur në një cak dhe jam i bindur tha Thaçi se shpejt do të vijmë te momenti kur të marrim vizat. 

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy