
Ilir Alimehmeti, anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës tha në studion MCN Economy se fokusi kryesor i programit të PD-së për zgjedhjet e 11 majit është ekonomia.
Alimehmeti tha se shqiptarët janë më keq sesa 12 vite më parë dhe se pjesa më e madhe e të rinjve zgjedhin të largohen se nuk kanë mundësi as të blejnë një shtëpi për të nisur jetën e tyre.
PD ka si pikë kryesore ekonominë. Nga aty nis gjithçka, një vend me ekonomi të dobët nuk ka si të ketë shëndetësi, arsim, jetë sociale, një vend me ekonomi të dobët nuk mbështet dot ata në vështirësi ekonomike, pensionistët, nuk mbrohet dot etj.
Kemi një 12-vjeçar jo vetëm që nuk kemi bërë një hap para, jo disa individë, por shumica dërrmuese po ta krahasojnë veten me 12 vjet më parë do ta shohë që s’ka të njëjtin kapacitet ekonomik, qoftë i ri, apo i moshuar. Vlera nominale e dy të ardhurave mund të jetë rritur, por kostoja e jetesës është rritur. Nëse duam të shohim një shtet, po ecën mirë apo keq, mund të themi indikatorë pa fund por më i rëndësishmi është: njerëzit po ikin apo po vijnë në Shqipëri. Po bëhen 1 milionë shqiptarë duke ikur drejt Europës, por dhe Australi, Kanada. Pse ikin? Sepse po shkojmë keq ne.
Të rinjtë po humbin shpresën që kanë mundësi të ecin përpara. Sa i duhet një çifti të blejë një shtëpi, sepse kjo është baza e familjes.
Është blerja e madhe e jetës. Po të shihni çdo studim duhet 65-70 vjet për të blerë një shtëpi. 65-70 vite është e paprekshme, bankat kanë filluar të mos marrin kredi. Si do e blejnë këta të rinj shtëpitë. Automatikisht janë më të pritur të emigrojnë sesa të qëndrojnë këtu.
Pensionet janë të rëndësishme, janë deklaruar vetë nga kryetari i PD-së sesa do të rriten dhe kategoritë.
Ne do të shkojmë te baza, t’i ofrosh mundësinë e një jete dinjitoze të moshuarve. Nuk janë vetëm pensionet, kemi disa çështje dhe kjo do bazuar tek minimumi jetik. Minimumi jetik duhet sanksionuar me ligj. Janë pensionistët, por janë dhe shtresat e tjera në nevojë, persona të sëmurë, persona të paaftë për të punuar, persona me ndihmë ekonomike sociale. Nëse ndihmën ekonomike ia japim 4 mijë lekë në muaj, e garanton dot jetesën ky njeri? E garanton dot jetesën një pensionist me 8 mijë, 10 mijë 13 mijë lekë në muaj? Është ky minimum jetik? Patjetër që jo, e dimë se sa kushton një vezë, bukë. Nuk shkova ende te ilaçet.
Alimehmeti shpjegoi pikat kryesore të programit të PD-së, me taksën e sheshtë, një sistem të thjeshtë fiskal, ulje taksash etj.
A ke mjaftueshëm para se pensionistë janë shumë? Paratë janë, por abuzohen. Vjelim më shumë para sesa është nevoja. Të gjithë tenderat janë 100% tek çmimi tavan.
Të krijosh një sistem të thjeshtë fiskal, të kuptueshëm, të qartë dhe pa burokraci. Taksën e sheshtë PD e ka pasur 10%, po aq e propozon. Taksë e sheshtë 10%, taksë mbi kapitalin 10%, taksë mbi pagën 10%, por pa taksuar 50 mijë lekëshin e parë. Taksim 0 për bizneset e vogla dhe profesionistët e lirë. Taksa e shitjes së pronës zbret nga 15% në 2%. Taksa e karburantit, duke hequr disa taksa të veçanta zbritet çmimi i karburantit me 24 lekë për litër. Këto janë direkt ndihmë për ne, se i paguajmë çdo ditë
Një vëmendje tek të rinjtë dhe familja. Sa kohë na ikin të rinjtë, ne po na ikën e ardhmja. Një popull pa rini vdes.



