Thaçi: Do të kërkoj bashkimin me Luginën, veriu është vija e kuqe

Thaçi: Do të kërkoj bashkimin me Luginën, veriu është vija e kuqe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se të gjitha angazhimet e tij për idenë e hedhur për ndryshimin e kufijve me Serbinë, po zhvillohen në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur pas takimit me krerët e institucioneve të Kosovës, Thaçi deklaroi se gjithmonë duhet punuar për një marrëveshje që siguron paqe dhe rrit frymën euroatlantike. Kreu i shtetit deklaroi se vija e kuqe e bisedimeve me Serbinë është veriu dhe për asnjë arsye dhe asnjë çmim ndarjen e Kosovës.

Kanë qenë takime shumë të mira dhe produktive të konsultimit për hapat e mëtutjeshëm. Shteti i Kosovës është në rrugë të mbarë, të gjitha proceset do të shkojnë në kordinim të plotë me SHBA dhe BE. Të gjithë pa dallim pajtohemi në parim që dialogu duhet të vazhdojë. Gjithmonë duke punuar për një marrëveshje që siguron paqe dhe rrit frymën euroatlantike. Dhe gjithashtu një marrëveshje që i garanton Kosovës njohjen, që e përjashton ndarjen e territoreve, por në mundësi që Lugina e Preshevës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se shpreson që është e mundur që në këtë proces të arrihet një pajtueshmëri për bashkëngjitjen e Luginës me Kosovën.

Shpresoj që është e mundur, kam diskutuar me shumë autoritete ndërkombëtare, ata janë që të arrihet një marrëevshje paqësore. Ne nuk kemi rrugë tjetër pos. Ashkush nuk duhet t’i frikësohet bashkëngjitjes së Luginës me Kosovën. Kosovan nuk do të mbetet peng e njerëzve inatgjinj dhe të dështuar në Kosovë”, ka shtuar tutje Thaçi.

Ai i është përgjigjur edhe deklaratës së Haradinajt i cili ka thënë se në takimin e parë është arritur pajtueshmëri që në Bruksel mos të diskutohet për territore.

Ajo që dua të them përfundimisht ose zyrtarisht, unë do ta shtroj kërkesën e Luginës që ajo pjesë t’i bashkëngjitet Kosovës. Unë kur flas për korrigjim, flas për korrigjimin e padrejtësive që i janë bërë popullit shqiptar. Ata që flasin për shkëmbim dhe ndarje janë zëra të huaj që flasin për shkak të paaftësisë dhe qasjeje të ngurtë dhe shumë fisnore”, ka shtuar presidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy