
Pas bllokimit për afro 20 minuta të hyrjes së Parlamentit, qysh në nisje të saj seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tymuese.
Kanë qenë deputetët e opozitës ata që kanë ndezur tymuese, duke bllokuar vijimin normal të seancës dhe goditjen me grushta të tavolinave.
Mirëpo pavarësisht kësaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla kalou për votim projektligjet e parashikuara në rendin e ditës.
Pas miratimit të tyre në afro nëntë minuta, Nikolla komunikoi edhe mbylljen e seancës së sotme.
Pjesë e rendit të ditës ishte dhe votimi i ndryshimes së rregullores së parlamentit, i miratuar me 74 vota pro, ku parashikohet përjashtimi me 60 ditë deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend duke penguar zhvillimin normal të seancës.
Më herët pati tensione në hyrje të sallës së seancave, për shkak se Garda nuk lejonte deputetët e përjashtuar të opozitës që të futeshin në parlament.



