Blinken: Sanksionet nuk godasin grurin, Moska gënjen

Blinken: Sanksionet nuk godasin grurin, Moska gënjen

Moska gënjen kur pretendon se sanksionet e vendeve perëndimore i pengojnë ata të eksportojnë grurë dhe drithëra pasi kufizimet garantojnë përjashtime për ushqimin.

Është kjo deklarata e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Blinken siguroi se të gjitha rrugët e mundshme alternative janë duke u studiuar, për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas.

Për Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, mënyra “më e mirë” për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, është që Moska të ndalojë agresionin kundër Ukrainës.

Por për momentin, shtoi ai, SHBA pret ende shumë muaj konflikt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy