Higjiena intime tek gratë dhe burrat/ Dema: Ja ndikimet dhe gabimet që çojnë në infeksione

Higjiena intime tek gratë dhe burrat/ Dema: Ja ndikimet dhe gabimet që çojnë në infeksione

Mirëmbajtja e higjienës në zonën intime është shumë e rëndësishme, veçanërisht për gratë, pasi ndihmon në shmangien e problemeve të pakëndshme dhe ndonjëherë të rrezikshme shëndetësore që mund të paraqiten.

Mjekja gjinekologe Eglantina Dema, për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegon ndikimet dhe gabimet që çojnë në infeksione, si te gratë ashtu edhe te burrat.

Ndonëse tema e higjienës intime duket e thjeshtë, shpeshherë ka keqkuptime. 

Shumë persona e barazojnë higjienën intime me higjienën e përgjithshme të trupit, por zona intime ka një ekuilibër delikat biologjik dhe mekanizma mbrojtës që kërkojnë kujdes të veçantë.

Duke nisur që nga vajzat e vogla, mamatë duhet të tregojnë kujdes për mënyrën e pastrimit. 

Larja duhet të bëhet nga përpara mbrapa, pasi e kundërta mund të çojë bakteret nga zorra e trashë drejt zonës vaginale, duke shkaktuar infeksione. Është e rëndësishme që kjo procedurë t’u mësohet vajzave që në moshë të vogël.

 

Sipas gjinekologes Dema, është thelbësore të ruhet pH natyral i zonës intime përmes përdorimit të larësve specifikë, pa kimikate të forta, të përshtatur për higjienën intime.

 

Sa i përket përdorimit të larësve, rekomandohet që ato të merren në farmaci dhe të jenë produkte profesionale, të përshtatura për pH vaginal. 

Flora bakteriale në zonën intime konsiderohet normale dhe mbrojtëse. Por në momentin që dëmtohen barrierat natyrore, përfshirë edhe ekuilibrin e pH-së, bakteret mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shkaktojnë infeksione.

Gjithashtu, sugjerohet përdorimi i të brendshmeve prej pambuku, pasi ndihmojnë në ruajtjen e higjienës dhe lejojnë ajrosjen e zonës intime. 

Veshjet sintetike dhe shumë të ngushta favorizojnë lagështinë dhe krijojnë terren të përshtatshëm për zhvillimin e infeksioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy