Isida Mollaymeri tregon moshën kur duhet tërhequr nga baleti: Edhe 100 fëmijë të kisha, s’do i fusja në art

Isida Mollaymeri tregon moshën kur duhet tërhequr nga baleti: Edhe 100 fëmijë të kisha, s’do i fusja në art

Zoti më ka mbajtur me shumë hatër. Jam me shumë fat. Kur them këtë, kam në mendje familjen ku jam rritur, mënyrën si jam edukuar. Jam rritur me shumë dashuri dhe pozitivitet. Në profesion kam ecur shumë mirë. Kam bërë gjithmonë gjërat që kam dashur në jetë. Kam marrë një rrugëtim tjetër përveç artit, më pëlqen të merrem me marketing dhe biznes. Përveç punës time, ka të bëjë dhe ambicia. Prindërit janë gjëja më e shtrenjtë që kam në këtë dynja.

Është ky rrëfimi i balerinës Isida Mollaymeri, për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, lidhur me jetën e saj personale dhe profesionale.

Ajo saktësoi se ndoshta nuk ka marrë kënaqësi financiare, por ka marrë lumturi shpirtërore për të cilën shprehet se nuk beson se do e kishte marrë me ndonjë profesion tjetër.

Por nëse unë nesër pasnesër do bëhem me fëmijë, edhe 100 fëmijë të kisha, asnjë nuk do fus në art. Nuk dua që ta lodh fëmijën tim kaq shumë dhe të bëjë kaq shumë sakrifica. Ia ka vlejtur se unë jam natyra, por ka natyra më të brishta, është profesion shumë i lodhshëm. Është fiks ajo që thonë të gjithë që pas kuintave askush nuk e di se çfarë ndodh. Pas një shfaqje dy orëshe, është një punë kolosale dy muaj. Në festa apo të dielat që të tjerë kanë pushim, ne kemi shfaqje. Unë kam që fëmijë, kam 25 vjet që bëj stërvitje dhe puna është kryesore. Edhe në përgjithësi nëse është talent apo punë, unë do zgjidhja një njeri që është punëtor.

Unë i kam të dyja, por jam më shumë punëtore. Puna që unë bëj ka lidhje me të bukurën dhe unë e dua të bukurën. Ne kemi një profesion me afat skadence, nuk është se duam ne se kështu është. Sa i takon moshës për lënien e baletit, nuk mendoj më shumë se 38 vjeç, të paktën nuk duhet të bësh pjesë teknike, se role mund të bësh për moshën që ti je. Flas teknikisht që ti të mbash peshë në shfaqje.

Jam e lumtur që sot jam në Teatër, kam shkuar që pa mbaruar shkollën aty. Kur bëhesh me fëmijë penalizohesh pak, se trupi do pak më shumë që të vijë në formë. Unë kam qenë gjithmonë e fiksuar pas karrierës dhe shkollës dhe mami më thotë që ‘ti nuk ngopesh’. Kam qenë më shumë e fiksuar pas karrierës se jetës personale. Kam bërë Akademinë e Arteve, Drejtësi, master për marrëdhënie me publikun. Kam prirje për biznes, e vogël kam punuar në panair. Jam e dhënë pas punës.

Ajo ndau për publikun eksperiencën e saj në një agjenci ku bënte marketing dhe prej andej u bë pjesë e botës së marketinfut.

Sipas saj, në kohën dhe vendin ku ne jetojmë, nuk ia del dot me një punë.

Isida shtoi se në profesionin e baletit, pasioni është motivacion i mirë, ndonëse balerina tha se arti nuk është i vlerësuar aq sa duhet.

Se historiku nga këto gjëra mbetet. Ndoshta ne nuk e kemi kaq primar artin, sa e kanë vendet e tjera. Sa herë që them është e pamundur ti bëjë të gjitha punët, kur dal në skenë ndryshoj mendje se kënaqësia që madh është shumë e madhe. Ajo ulja në gjunjë është e gjithë bota. Edhe për shumë pak vite do vazhdoj ta bëj balerinën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy