Avokati dhe pedagog i filozofisë dhe ligjit, Marsid Gupi, masakrën e Moskës, ku në një sallë ku do të mbahej një koncert u hap zjarr dhe u vranë 145 persona dhe u plagosën rreth 150 të tjerë, e sheh si ngjarje të paralajmëruar.
Duke folur në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se kjo ngjarje është një lloj përgjakje pas rizgjedhjes së Vladimir Putinit president.
Ngjarja ka qenë e paralajmëruar, shërbimet sekrete kishin lajmëruar, ishte e ditur se do kishte një sulm.
Vjen mbas fitores dhe pas narratives së Putin se unë ofroj sigurinë.
Shteti i ISIS e ka paralajmëruar, ambasadat e paralajmëruan dhe kjo ngjarje nuk u parandalua dot.
Putini do ta lidhë se s’bën se po shkonin në Ukrainë. Ai do të implikojë qeverinë Ukrainase, që po cenojnë gjënë më të rëndësishme që kemi ne që është siguria.
Implikimi i Ukrainës, siç duan ta servirin, me disa celula terroriste, i vendos në pozitë të vështirë dhe aleatët e Ukrainës.



