
Vijojmë të jemi në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshje, por priten dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.
Vranësirat pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjell reshje të pakta shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare. Ndërsa reshje dëbore do të ketë në zonat malore, kryesisht në Juglindje.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Me alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të jetë Europa Qëndrore. Ndërsa Europa Lindore prej disa ditësh është në ndikimin e motit të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje dëbore.
Po ashtu pjesërisht Juglindja e kontinentit Europian do të jetë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore.



