Analisti Pano Soko, kërcënimin e përsëritur ndaj drejtorit të përgjithshëm të MCN TV, Endri Meksi, e sheh si pasojë e fjalës së lirë.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se shteti sot është i kapur nga krimi dhe se këtë e tregon ajo që po përjeton MCN këto tre javë, nga kërcënimi i parë tek i dyti.
Soko ngriti shqetësim për deformimin e denoncimit, ku Meksi ishte referuar si fatorino dhe jo si biznesmen dhe pronar televizioni, duke e dërguar dosjen gabim në prokurori.
Ai tha se këto janë skema dhe jo gabime njerëzore, shto dhe faktin se pamjet nuk janë dërguar në prokurori dhe se kjo tregon se edhe segmente të Policisë së Shtetit janë përfshirë.
Sipas tij, mesazhi është për gazetarët, lidhur me denoncimet e AKSHI-t, apo Duranën pasi ka prekur shumë njerëz.
Soko shtoi se Endri Meksi ka qenë biznesmen gjithë kohës, por se ajo që ka ndodhur është se MCN si televizion i ri, ka ardhur duke u rritur, ka dinamika dhe me investigimet e bëra ka prekur interesa.
Fjala e lirë është e shtrenjtë, nuk vjen asnjëherë lirë, vjen shtrenjtë. Fjala e lirë, denoncimet, përpjekja për të zbërthyer afera, investigime nga më të ndryshmet që prekin majat e pushtetit, nuk mund të mos ndodhë asgjë. Ajo që themi se shteti sot është i kapur nga krimi, nuk është një postulat politik. Kjo është një shprehje reale, kjo që po përjeton MCN këto tre javë, nga kërcënimi i parë tek i dyti, është mishërimi i kësaj. Ne kemi parë një shtet që ka qenë i përfshirë në akte kriminale.
Te dosja e AKSHI-t, shteti vetë ka qenë i përfshirë. Në këtë rast si është pozicionuar shteti, a është brenda skemës apo jashtë skemës? Kemi deformim të denoncimit. Denoncimi i bërë në polici nga Endri Meksi, ishte referuar sikur Endri Meksi punon fatorino, datëlindja ishte tjetër. Endri Meksi është një personazh publik, pronar televizioni, një biznesmen. Nuk mund të shkruash në dosjen që ka vajtur në prokurori, fatorino. Këto janë skema. Nuk janë gabime njerëzore. Nuk kanë vajtur pamjet nga policia në prokurori.
Kjo tregon se edhe segmente të Policisë së Shtetit janë përfshirë. Mesazhi është për gazetarët. Denoncimet e AKSHI-t, për Duranën ka prekur shumë njerëz, shumë personazhe që i kishin hallet në kurriz tashmë. Edhe lojërat e fatit, javën që shkoi kisha një emision për lojërat e fatit, për personazhet që duan t’i ndalojnë. Nëse e lë vendin në anarki, njerëzit do të përplasen me njeri tjetrin, interesi i kujt do prevalojë. Kjo tregon një gjë, shteti është palë. Apeli im është tek ajo që do të bëjë policia.
Çfarë do të bëjë pas këtij rasti, pas këtij denoncimi? Vetëm një skemë e mirëorganizuar, ku diku paguan policin, diku deformon dosjen. Gjithë sekma e shantazhit është i përbërë nga disa nivele. Në nivel institucional është çështja e kontrollit, përdorimi i gjithë levave publike si Ministria e Financave, që të mbajnë peng. E gjitha është skemë shantazhi.
Nuk mbaron, pavarësisht se ka kaluar gjithë afatet auditimi. Të gjitha mund të transferohen në mjete shantazhi. Edhe çështja e kontrollit nga Ministria e Financave është mjet shantazhi lidhur me investigimet që bëhen në televizion. Ka qenë biznesmen gjithë kohës, por ajo që ka ndodhru me Meksin, MCN si televizion i ri, ka ardhur duke u rritur, se ka dinamika, preken interesa.
Policia dhe prokuroria duhet ta zbardhin. Se nëse ti denoncon dhe e ke të kopsitur me letra, dhe kërcënohesh, aty ke prekur tamam, se denoncimi që ke bërë ka qenë i saktë. Nëse ti më ke kopsitur me letra, unë shqetësohem, se letrat nuk i mbyll dot në gjykatë. Besoj se e gjitha ka të bëjë me punën e MCN. Aferat që kemi bërë nuk janë të pakta.
Një emision i para një jave i koleges Ola Xama dhe Xhevair Zhabina, ekspozuan të gjitha kullat e Tiranës, të gjithë biznesmenët. Durana kur doli për herë të parë, apo AKSHI. Të gjitha këto natyrisht kanë preku interesa se kjo tregon që kanë qenë të sakta. Fjala e lirë vjen gjithmonë shumë shtrenjtë. Ndaj unë them se e gjitha ka lidhje me Meksin si përfzaqësues i medias dhe punën e gazetarëve të MCN. Meksi nuk është se është sot biznesmen më i madh, është njëlloj, ajo që ka ndryshuar është media.



