
Policia ka zbardhur aksidentin rrugor në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku mbeti i vdekur një 53-vjeçar.
"Blutë" kanë arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin N.K., 33 vjeç, që shkaktoi aksidentin dhe më pas u largua nga vendngjarja.
NJOFTIM
Elbasan/Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe më pas u largua nga vendngjarja. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 22.12.2022. Si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit N. K., 33 vjeç, banues në Papër, Elbasan, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas, më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, duke drejtuar automjetin tip "BMW X3", ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin D. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, i cili ka qenë duke lëvizur me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Automjeti tip "BMW X3” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.



