Kalemaj: Ka shumë para kriminale në ekonomi, vijnë nga lidhja e trefishtë mes gjyqësorit, politikës dhe krimit (VIDEO)

Kalemaj: Ka shumë para kriminale në ekonomi, vijnë nga lidhja e trefishtë mes gjyqësorit, politikës dhe krimit (VIDEO)

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Posaccme të nisë hetimet ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sakos e cila sipas raportit më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ka shkaktuar një dëm financiar në milionë euro. 

Lidhur me këtë Politologu Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se Durrësi ka numrin më të lartë të deputetëve të rënë në rrjetën e SPAK, ndërsa theksoi se nga të dhënat ka shumë para kriminale që janë në ekonomi.

Sipas tij ka lidhje të trefishtë mes gjyqësorit, politikës dhe krimit, prandaj SPAK duhet patjetër të hetojë.

Ka pasur disa kohë që Sako përveç kryetare e bashkisë së Durrës ka qenë dhe një nga kryebashkikaët si drejtues polikë, e parë në këtë sens mundësitë janë  të mëdha për të mos thënë se në Durrës janë përdorur fondet e rindërtimit, pamë se ka pasur zhvendosje të listës, numri 5 është bërë 3, pra dihet qartësisht se kush ka qenë dhe kreu i listës së Durrësit dhe Vlorës që ka qenë kryeministri.

Sako zëvendësoi Dakon, Durrësi ka pasur dhe përqindjen më të lartë të deputetëve që janë peshkuar dhe janë në procese, pra kemi katër kandidatë nga lista fituese e PS që janë pas hekurave. Në këtë sens mendoj se Sako mund të jetë përgjegjëse për shumëçka dhe me të drejtë PD kërkon ti shkojë deri në fund llogaridhënies dhe SPAK duhet patjetër të hetojë.

Më tej ai shtoi se Sky Ecc ishte ndihmë e madhe për prokurorinë speciale, GJKKO sepse nxori në pah lidhjen e trefishtë mes organeve të gjyqësorit, politikës dhe krimit, këtë trekëndësh që ka futur në këto suaza deformim e shtetit të së drejtës, ekonominë dhe ndikon në kapjen e shtetit.

Unë e ndoqa intervistën e Dumanit dhe ka thënë se janë sekuestruar 150 mln euro, pamë së fundmi se policia malazeze kishte kapur 950 mijë euro në bagazhin e makinës, pra kjo tregon se ka një sasi të madhe parash kriminale në  ekonomi. Madje ka dhe një raport të Linda Ramës që evidenton se shumat janë diku te 1.6 mln euro që pastrohen, pra që Shqipëria është kthyer në një lavatriçe gjigante e pastrimit të parave të pista kjo nuk do mend.

Kështu që të gjitha këto janë probleme. Sky Ecc ishte ndihmë e madhe për prokurorinë speciale për GJKKO dhe policinë e shtetit sepse nxori në pah lidhjen e trefishtë mes organeve të gjyqësorit, politikës dhe krimit dhe duke parë këtë trekëndësh të vërtetë kjo ka futur në këto suaza deformim e shtetit të së drejtës, ekonominë që dëmton biznesin, si dhe ndikon në kapjen e shtetit duke tjetërsuar pasurinë publike.

Por fenomeni dhe shkaqet janë pikërisht te ky trekëndësh që u zbulua falë Sky Ecc. Besoj se drejtësia nuk duhet të ndikohet nga afatet procedurale zgjedhore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy