Tre tërmete relativisht të lehta janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit. Lëkundja e fundit është ajo e orës 09:31 m me intensitet 3.4 ballë e shkallës Rihter dhe thellësi 2 km.
Epiqendra e tij ka qenë në qytetin e Kukësit.
Nuk ka patur raportime për dëme materiale apo të lënduar.
Ndërsa një ditë më parë, dy lëkundje të tjera janë regjistruar në mëngjes.
Njëra ka qenë në orën 08:07 të mëngjesit me intensitet 2.4 ballë dhe tjetra në orën 07:35 me intensitet 3.5 ballë.



