Policia e Shtetit në një informacion mbi lëvizjen e fluksit të mjeteve në akset rrugore si dhe në pikat e kalimit kufitar, thotë se vetëm gjatë paraditës së sotme nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar, kanë hyrë e dalë mbi 100 mijë shtetas si dhe 30 mijë automjete. Fluksi më i madh vihet re në Muriqan dhe kakavijë, teksa në pikat e tjera kufitare situate është normale. Fluksi i mjeteve në akset rrugore të qarqeve Vlorë, Durrës, Fier, Shkodër, Tiranë, është mbi normalen por i rrjedhshëm, pa bllokime. Fluks të lartë ka edhe në akset rrugore të qarkut Lezhë, por pa bllokime.



