Ndryshimi në ligjin për mediat/ Neza: Të hiqet fjala “diskriminim politik”! Është abuzive (VIDEO)

Ndryshimi në ligjin për mediat/ Neza: Të hiqet fjala “diskriminim politik”! Është abuzive (VIDEO)

Gazetari Sami Neza duke folur në MCN Live mbi ndryshimin në ligjin për mediat, që tashmë do të prekë edhe platformat online, tha se duhet hequr fjala “diskriminim politik” nga neni 32, pasi është një moment ku pushteti mund të ndikojë politikat editoriale. Neza tha se administrata e AMA-s mund të bllokojë kësisoj video të caktuara ku mund të përqeshet një ministër, duke u nisur nga i ashtuquajturi “diskriminim politik”.

Ndryshimet që po bëhen tani janë reflektim i ndryshimeve që kanë ndodhur në BE për mediat audio-vizive. Hera e fundit që është amenduar direktiva është viti 2018. U konstatua se kishte nevojë për të rishikuar disa gjëra. Kjo ka të bëjë me fuqinë e internetit në raport me TV, që sa po vjen dhe po rritet. Prandaj është vendosur të rregullohen jo vetëm transmetimet përmes frekuencave, por edhe ato përmes internetit, si platformat e shpërndarjes së videove. Pse është vendosur të rregullohet çështja? Sepse platformat në disa raste shërbejnë si magazinë.

Ato s’mbajnë përgjegjësi për politikat dhe qëndrimet editoriale, sepse janë thjesht distributor. Për të mbrojtur konsumatorin, është vendosur që për shkak të ndikimit në publik dhe audiencës së madhe, të bëjmë një farë rregullimi. Në thelb ndryshimet që parashikohen në ligjin e mediave audio-vizive, burojnë prej këtij parimi. Shqipëria s’i shpëton dot këtij ndryshimi. Nuk ka pse krijon pakënaqësi. Duhen marrë disa sjellje të direktivës së BE në mënyrë që të mos bëhet barrë për lirinë e medias dhe transmetuesit.

Është një pikë në nenin 32, pika 4, përmendet diskriminimin, gjinie, race. Ndryshimet në ligj janë të pashmangshme, të detyrueshme për shkak të direktivës së BE. Por mënyra se si bëhet është shumë e rëndësishme të ndiqen dhe monitorohen nga grupet e interesit. Ka disa momente ku pushteti përmes ndryshimeve në ligj mund të përpiqet të ndikojë politikat editoriale të mediave. Në nenin 32 është futur diskriminimi për arsye politike. Ne i njohim diskriminimet për arsye race, gjinie, të fëmijëve, grupeve vunerabël. Në momentin që flasim për diskriminim politik, pa e përkufizuar, mbetet në subjektivietin e operatorëve dhe rregullatorit. Përkufizimi që kemi ne në mendje për diskriminimin politik nuk është me atë të administratës në AMA. Këtu mund të ketë cedime. Unë mendoj që duhet hequr fjala ‘diskriminim politik’, sepse është abuzive. Ka platforma që kanë humor dhe mund të lexohen si diskriminim politik. Nëse në ligj mbetet fjala diskriminim politik, administrata sheh një video ku përqeshet një ministër dhe ata mund ta vendosin si diskriminim politik. Bazuar në këtë ata mund të bllokojnë videon. Parashikohet ndërtimi i një rregulloreje. Rregullorja ndërtohet nga AMA dhe ka si cdo akt ligjvënës, ka një periudhë konsultimi. Do tërhiqja vëmendjen e operatorëve të interesuarve për video-sharing që të jenë të vëmendshëm që rregullorja të mos u kundërvihet. Nëse operatorët nuk ndërhyjnë do ketë probleme”.

Po ashtu Neza bëri me dije se parashikohen gjoba nga 2 milionë deri në 20 milionë lekë të vjetra

Direktiva e BE përpiqet t’i mbajë sa më larg mediat nga institucionet publike dhe sugjeron që Kodet e Etikës së TV të jenë të mirëpërcaktuara qartë dhe mbi mënyrën si bëhet kontrollimi i kontentit. Thotë, \u sugjerojmë shumë mediave dhe ligjvënësit që çështjet e etikës të bëhen me vetrregullim'. Direktiva sugjeron që të lihet mënjanë edhe co-rregullimi, bashkëpunimi me rregullatorët, por të mbetet te vetrregullimi. Nuk janë përcaktuar kufijtë deri ku këto amendime mund të futen. Mjegullimi i kufijve të veprimit të një ligji është shans për censurë, cenim të lirisë, sikurse në ekonomi është shans për korrupsion”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy