Sipas BBC, "Ryanair" është linja ajrore më e madhe e Evropës nga numri i pasagjerëve, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror. Ajo fluturon në 37 vende dhe mbajti 130 milionë udhëtarë vitin e kaluar.

Më shumë 30 pasagjerë të "Ryanair" kanë përfunduar në spital pasi avioni i tyre që ishte nisur për në Kroaci ka humbur presionin e kabinës në mes të ajrit duke lënë pasagjerët në nevojë për maska të oksigjenit.
Fluturimi FR7312 nga Dublini në Zadar bëri një ulje emergjente në Frankfurt, ndërsa pasagjerët u shtruan në spital kur u ulën në gjytetin gjerman.
Linja ajrore tha se kishte një mungesë akomodimi për udhëtarët që duhej të prisnin deri të shtunën në mëngjes për një tjetër fluturim.
Një pasagjer raportoi në Facebook se ajri u ftoh dhe maskat e oksigjenit ranë, duke shtuar se kishte një avioni u ul me 3000 metra në më pak se një minutë.
Ai tha se shumë njerëz u ankuan për lëndimin e veshëve, por vlerësuan pilotët që bënë një punë të shkëlqyer.
Ryanair tha se aeroplani "u ul normalisht dhe pasagjerët u nisën, ku një numër i vogël mori kujdes mjekësor si një masë paraprake".
Aeroplani mbante 189 pasagjerë, 33 prej të cilëve u shtruan në spital, dhe disa vendosën të mos vazhdonin me udhëtimin e tyre, thanë policia gjermane.
Disa nga udhëtarët i thanë gazetës Irish Times atë se çfarë kishin përjetuar.
Sipas BBC, "Ryanair" është linja ajrore më e madhe e Evropës nga numri i pasagjerëve, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror. Ajo fluturon në 37 vende dhe mbajti 130 milionë udhëtarë vitin e kaluar.



