Një nga konferencat më të mëdha shkencore botërore, që u organizua për herë të parë me sukses vitin e kaluar në Tiranë, rikthehet sërish në edicionin e dytë të saj në Shqipëri.
Konferenca e cila po mbahet në Pallatin e Kongreseve, në të po marrin pjesë shkencëtarë dhe studiues nga rreth 20 vende të botës, nga Shqipëria, Spanja, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Italia, Japonia, Turqia, Greqia, Republika Çeke, Izraeli, Kosova, Finlanda, Kolumbia, Sllovenia, Serbia, Maqedonia, Danimarka, etj.
Në fjalën e hapjes së kësaj konference, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, vuri në pah faktin se duhet shumëfishim i financimeve për shkencën.
I nderuar që e organizojmë për të dytin vit radhazi këtë aktivitet të rëndësishëm për trendet e nanoteknoligjisë. Nxitja e kërkimit shkencor përbëjnë misionin bazë të çdo akademia. Ky mision kthehet në përparësi për fushat e shkencës ku kanë më përparësi apo dhe ku ka boshllëqet më të mëdha. Kësisoj dhe mbështetja e këtij sektori bëhet prioritet më i madh.
Duhet shumëfishimi i financimeve për shkencën. Duhen ngritur struktura të mirëfillta të kërkimit shkencor, si investim më efikas për zhvillimin e shkencës dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik në këtë formë e mbajtjen e trurit më tutje. Qendra te kërkimit shkencor duhet të kthehen në qendra rajonale të kërkimit shkencor.
Model për ne është Nano Alb, ecuria e saj 30 vjeçare ka krijuar bindjen se mund të ndërtojmë në vendin tonë një qendër kërkimi shkencor rajonal. Kjo qendër ka dëshmuar se mund ta arrijmë një qëllim të tillë.
Nga ana e saj, ministrja e Arsimit e Sportit Evis Kushi, teksa vlerësoj iniciativën e Akademisë së Shkencave, tha se rreth 1.5 milionë euro financohen në vit në laboratorë dhe mjete për kërkimin.
Nano teknologjia është një zgjidhje që përmirëson jetën tona. Që nga kujdesi shëndetësor, tek mjedisi, përmes monitorimit të ndotësve, ndryshimet klimatike. Përgatitja e pajisjeve të reja…etj. Por, zhvillimet aktuale në Nano teknologji, po rriten me ritme kaq të shpejta, saqë po kthehet në sfidë për shoqërinë.
Ajo që po i shqetëson shkencëtarët është se politikat në mbështetje të kësaj shkence duhet të rritet edhe më shumë. E vlerësoj shumë iniciativën e akademisë së shkencave për të krijuar platformën Nano alb.
Kemi rritur buxhetin për kërkimin shkencor me 2.5 herë. Financojmë rreth 1.5 mln euro në vit në laboratorë dhe mjete për kërkimin. Këtë vit përmes programit kombëtar të kërkim zhvillimit, kemi mbështetur 4 projekte për biotekonologjinë, ku operohet me instrumente të Nano shkencës.
Kryeministri Edi Rama teksa përshëndeti punimet e kongresit të Nanoteknologjisë, nënvizoi se ka ende shumë punë për të bërë me universitetet në vend.
Është një ide legjitime për të synuar universitetet më të mira evropiane dhe është fakt që shqiptarë, vajzat dhe djemtë që mbarojnë të mesmen në Shqipëri shkëlqejnë në universitete më prestigjioze dhe kanë mesataret më të larta të studentëve të huaj.
Kjo tregon se baza në arsimim është fuqizuar por na vë para përgjegjësisë që të fuqizojmë universitetin. Kemi shumë drejtime ku të punojmë duke rritur kapacitetet dhe rezultatet.
Dua ta mbyll me një koment mbi një nismë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Holandës për të angazhuar bashkësinë evropiane në një drejtim ky synojmë konkretizim të vizionit.
Në datë 6 të gjithë liderët e kësaj gjeografie që përfshin vendet e BE, vendet e Ballkanit do të mblidhen në Pragë për të diskutuar jetësimin e idesë së një komuniteti të ri politik europian. Bashkë me kryeministrin Rutte kemi shkruar një editorial që botohet nesër në Politico. Si Shqipëri kemi vënë theksin te të rinjtë dhe universiteti. Që vendet jashtë BE të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë për të ndërkombëtarizuar universitetet tona.
Duke iu dhënë mundësi nxënësve tanë që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri që të mos kenë nevojë për të studiuar në një universitet prestigjoz jashtë por ta gjejnë këtu në Shqipëri mundësinë përmes programit dhe në fund me një diplomë të barasvlefshme të një universiteti europian.
Kjo seri e takimeve shkencore të nivelit të lartë TNT synon të paraqesë një gamë të gjerë kërkimesh aktuale në nanoshkencë dhe nanoteknologji, si dhe politika të ndërlidhura me to ose iniciativa të tjera si nanoAlb.
Ngjarjet e TNT kanë treguar se ato janë veçanërisht efektive në transmetimin e informacionit dhe vendosjen e kontakteve midis specialistëve në këtë fushë.
Me rastin e TNT2022 do të organizohen disa sesione specifike me tema të nxehta: Simpoziumi njëditor “Grafeni dhe 2DM”, Takoni redaktorët e revistës Biosensors dhe Bioelektronikë, Projektet/Rrjetëzimi i së ardhmes.



