“The Comedy Rule”, Billy Rady: Ky film do të trondisë politikën amerikane

“The Comedy Rule”, Billy Rady: Ky film do të trondisë politikën amerikane

Është publikuar për herë të parë trajlerin e filmit “The Comedy Rule”, një version i dramatizuar i marrëdhënies mes ish-kreut të FBI-së James Comey dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Aktori Jeff Daniels portretizon në film ish-kreun e inteligjencës amerikane Comey, ndërsa Brendan Gleeson mban një paruke të gjatë, të verdhë, për të portretizuar në detaje kreun e Shtëpisë së Bardhë.

 “The Comedy Rule”, me regji dhe skenar të Billy Rady, i njohur për filmat e tij me natyrë politike e gazetareske, do të shfaqet premierë në Netflix më 27 shtator.

Sipas Rady, ky film do të trondisë politikën amerikane, pak muaj përpara zgjedhjeve të radhës për në Shtëpinë e Bardhë ndaj regjisori është kujdesur të përzgjedhë një kast aktorësh me peshë.

“The Comedy Rule” bazohet në bestsellerin amerikan “A higher Loyalty”, që fokusohet te ngjarjet historike të vitit 2016, pak përpara zgjedhjeve të atij nëntori që përçanë një vend të tërë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy