
Ushqimet që hamë luan një rol në aftësinë tonë për të shmangur ftohjet dhe gripin. Lëndët ushqyese dhe përbërësit e tjerë që gjenden në dietën tonë ditore ndikojnë në sa i dobët ose i fortë është imuniteti.
Por cilat janë disa nga ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm:
Brokoli: Me origjinë nga Japonia, brokoli shquhet për vetitë e tij kundër kancerit. I pasur në vitaminë A, B dhe C, kalcium, fosfor, hekur, kalium, magnez dhe acid folik, brokoli është i çmuar për të parandaluar osteoporozën, për të mbrojtur nga sëmundjet koronare dhe hipertensioni. I pasur në fibra, brokoli është zgjedhje e përshtatshme për të përmirësuar nivelin e kolesterolit.
Kosi: Probiotikët janë të duhurit kur bëhet fjalë për shëndetin. Në mënyrë natyrale mund t’i merrni nga kosi. Edhe pse ata gjenden në formën e suplementeve, një studim nga Universiteti i Vienës në Austri ka zbuluar se një dozë në ditë me kos është po aq efektive në rritjen e imunitetit aq sa përdorimi i ilaçeve.
Agrumet: Agrumet dihet që janë aleatë të shkëlqyeshëm të shëndetit. Portokalli, limoni, grejpfruti dhe lime kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës C, e cila ndihmon sistemin imunitar për të luftuar sëmundjet, duke forcuar trupin. Përveç kësaj, vitamina C promovon thithjen e hekurit që përmbahet në ushqimet bimore, kështu që konsumimi i llojeve të ndryshme të frutave dhe perimeve së bashku me agrumet ka një efekt të dobishëm të dyfishtë. Rrushi i kuq dhe banania janë gjithashtu fruta që rrisin sistemin imunitar. Të pasura me kalium, ato forcojnë kockat dhe kontrollojnë viruset dhe bakteret e shumta.
Hudhra: Hudhra është gjithashtu një nga ushqimet që përmirëson sistemin imunitar. Përmban squfur, një substancë e aftë të pengojë rritjen bakteriale dhe ta mbajë zorrën të pastër. Ajo përmban gjithashtu alicinë dhe sulfur, dy substanca që stimulojnë riprodhimin dhe shumimin e qelizave të nevojshme për të luftuar infeksionet. Alicina ka efekte antibiotike, antimikrobike dhe antifungale, duke rritur ndjeshëm sistemin imunitar. Për këtë arsye, ata që përdorin rregullisht hudhrën në dietën e tyre vuajnë nga pothuajse 50% më pak e sëmundjeve sezonale dhe shërohen nga gripi dhe ftohjet në një kohë më të shkurtër.



