
Kryeministri grek Alexis Tsipras ia doli të shmangte një votim mosbesimi të shtunën në mbrëmje, pasi mori mbështetjen e aleatit të tij kryesor të koalicionit të tij.
Mocioni u ngrit nga partia kryesore opozitare, Demokracia e Re, por u hodh poshtë me 153 vota, ndërsa 127 të tjera ishin në favor të tij.
Votimi i hapi rrugën firmosjes së marrëveshjes me Maqedonin për çështjen e emrit.
Tsipras dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, kanë rënë dakord që fqinji i Greqisë të quhet Republika e Maqedonisë Veriore.
Çështja e emrit të Maqedonisë ka qenë shkak mosmarrëveshjesh për pothuajse tre dekada që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.
Por opozita e ka kundërshtuar këtë marrëveshje duke e argumentuar si lëshim i qeverisë greke ndaj vendit fqinj.
Një prortestë e zhvilluar të shtunën para parlamentit grek u shoqërua me përplasje me policinë.



