
Një dokument i rrjedhur në media sugjeron se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka ndërmarrë një seri veprimesh hetimore, përfshirë përgjimin ambiental ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, si pjesë e një procedimi për korrupsion pasiv, në lidhje me ankimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Në lidhje me këtë çështje, gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se SPAK po vepron në përputhje me procedurat ligjore, pasi vetë Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë me ligj.
Vendimi i GJK në mënyrën se si arsyetohet orienton të gjithë gjyqtarët e shkallëve me te ulëta, në një farë mënyrë është një lloj ligji dhe po vendosi GJK, në një farë mënyrë është prezent.
GJK nuk i ka legjitimuar përgjimet e Sky ECC, por e ka orientuar Pëllumb Gjokën dhe çdo subjekt të interesuar që të shkoj të bëj, GJK ka qenë ‘as mish as peshk’,
SPAK po vepron konform të gjitha procedurave ligjore. Unë jam kundër një prokurorie që mund të përgjoj edhe anëtar të GJK.
GJK nuk i ka legjitimuar përgjimet e SKY ECC. Ajo ka qenë as mish as peshk.
Por përpara se të fillojnë dhe të thonë se SPAK po vepron në mënyrë të paligjshme duhet të din ligjvënësit se ja kanë lejuar me ligj dhe në rastin konkret dyshohet për veprën penale të korrupsionit pasiv, të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.



