Rikthehen edhe një here tjetër reshjet e dëborës në zonat e thella malore të juglindjes së vendit. Reshje që kanë qenë me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1300.
Gjatë orëve të pasdites së djeshme dëborë të lehtë ka pasur edhe në fshatrat turistike të Voskopojës e Dardhës, por duke qenë se dëbora është shoqëruar më vonë edhe me reshje shiu nuk ka shkaktuar probleme me lëvizjen e mjeteve.
Reshjet më të shumta edhe ditën e sotme kanë qenë në majë të Bigllës, në aksin rrugor Boboshticë- Dardhë, por pa shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga reshjet nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullim edhe në zonat e thella malore përfshi dhe lëvizjet në aksin rrugor Vithkuq-Shtyllë-Panarit.



