Mes miqsh e familjarësh, u dha lamtumira e fundit për aktorin Xhevdet Ferri (VIDEO)

Mes miqsh e familjarësh, u dha lamtumira e fundit për aktorin Xhevdet Ferri (VIDEO)

Ditën e sotme është përcjellë në banesën e fundit Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar. Të pranishëm në ceremoninë e varrimit kanë qenë familjarë, figura të artit e kulturës, dhe miq të aktorit të ndjerë.

Arti dhe kultura u tronditën nga kjo humbje, ndërkohë dhimbja përfshiu gjithë adhuruesit e artit të tij, për shkak se kishte luajtur shumë role të dashura për publikun.

Aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri, vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare.

I njohur për 30 role në filmin shqiptar dhe një personalitet i lartë i artit, publiku e pa Xhevdet Ferrin në kinema për herë të fundit në filmin “Delegacioni”.

Aktori i njohur i filmave mësohet se prej kohësh vuante nga një sëmundje tumorale dhe ditët e fundit ishte i shtruar në reanimacion, por pa mundur t’ja dalë.

Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda, u varros sot me nderime mes miqsh e familjarësh në varrezat e Sharrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy