
Me sinjale për “progres të mjaftueshëm” në fazën e parë të negociatave për Brexit-in, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, parashtroi udhëzimet për fazën e dytë të bisedimeve.
Kjo paketë udhëzimesh parashikon një periudhë tranzicioni dyvjeçare, gjatë të cilës Britania do të zbatojë të gjitha rregulloret e BE, njësoj si të ishte anëtare e saj, edhe pse ka humbur të drejtën e votës.
Duket se Londra do të zhgënjehet, pasi në këtë paketë udhëzimesh ka një qasje jo fort të afërt për marrëdhëniet tregtare mes saj dhe BE, pasi aty përcaktohet se një paketë tjetër udhëzimesh do të nevojiten për të adresuar plotësisht "kuadrin për marrëdhëniet e ardhshme".
Paketa duhet të aprovohet nga liderët e 27 vendve të BE-së në samitin e së premtes.



