Kthupi: PS-PD s’kanë interes që Kodi Zgjedhor të ndryshojë, hyrja në Parlament certifikon rezultatin (VIDEO)

Kthupi: PS-PD s’kanë interes që Kodi Zgjedhor të ndryshojë, hyrja në Parlament certifikon rezultatin (VIDEO)

Avokati Rezart Kthupi tha në MCN Live se PD e ka humbur fokusin politik, duke u marrë me kutitë dhe jo me atë që ka ndodhur para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thekson se devijancat nga rinumërimi rezultojnë të vogla, dhe nëse PD pretendon se ka krim zgjedhor duhet të kallëzojë penalisht komisionerët e saj. Kthupi tha se PS dhe PD nuk kanë asnjë lloj interesi që Kodi Zgjedhor të ndryshojë. 

Procesi i numërimit të votave s’ka lidhje me qeverinë, ka lidhje vetëm me partitë. Janë komisionarët e partive. Devijancat janë shumë të vogla, je në kushtet e gabimeve njerëzore, s’mund të konsiderohen as farsë. 5 vota në 1 mijë vota janë gabime njerëzore. Nëse pretendon se është krim zgjedhor, PD duhet të çohet dhe të thojë të gjithë komisionerët e mi që kanë prekur votën do bëjë kallëzim penal në prokurori. 

PD s’pati guximin të dërgonte një shkresë në KQZ për hapjen e kutive. Hapja e kutive është vendosur kryesisht nga KAS-i. Flasim për çështje vullneti. Një parti politike që do të numërojë kutitë shkon e dërgon kërkesë në KQZ. Kutitë i hapi KAS-i, me kërkesë të dy anëtarëve. Nuk ka kërkesë të PD për hapje kutish, ka për pavlefshmëri rezultati, që është diçka krejt tjetër. Absolutisht s’pres ndryshim rezultati. Në këtë pjesë (rinumërimin) PD është gjysma e sistemit. Po flasim sot çfarë ka ndodhur para zgjedhjeve?! Jo, po flasim për kutitë. I ka humbur fokusi.

Kam një pikëpyetje, që a do futet PD në Parlament? Sepse nëse futet në Parlament në shtator i bie që e ke certifikuar, e ke pranuar rezultatin. Nëse zgjedhjet janë vjedhur një parti serioze do kërkonte përsëritjen e tyre, dhe një reformë urgjente zgjedhore tani. PS dhe PD s’kanë asnjë lloj interesi që ky kod të ndryshojë. Pse duhet ta ndryshojë PS Kodin?! ”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy