Publikimi i të dhënave, reagon Zyra e Komisionerit: Po bëhen të gjitha vlerësimet

Publikimi i të dhënave, reagon Zyra e Komisionerit: Po bëhen të gjitha vlerësimet

Zëdhënësi i mbrojtjes së të dhënave personale, Redi Skënderi, doli sot në një deklaratë lidhur me publikimin e të dhënave personale të votuesve nga “E-Albania”.

Skënderi deklaroi se për rastin po bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme ligjore. Sipas tij, Zyra e komisionerit disponon dhe vendos vetëm mbi prova dhe vendimmarrjen e bën publike në faqen zyrtare në internet.

Në lidhje me rastin, me të cilin u njohëm nga publiket mediatike, po bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme ligjore për administrimin zyrtar të informacionit, apo provave të nevojshme për shqyrtimin administrativ të rastit, natyrisht për aq sa çështja në fjalë nuk hyn në juridiksionin penal. Zyra e komisionerit disponon dhe vendos vetëm mbi provat. Vendimmarrja do të jetë publike. Institucioni ka administruar prej janarit të 2021 vetëm dy ankesa nga qytetarët, në kuadër të fushatës zgjedhore. Për të dyja rastet po kryhen hetime. Edhe për këto dy raste vendimmarrja është publike në faqen tonë në internet.

Skandali është zbuluar para dy ditësh. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill.

Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania.

Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy