<p>Kapllan Sulaj, dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë Ushqimore, thotë se pavarësisht përmirësimit të standardeve të cilësisë, siguria e mishit mbetet parësore. Sulaj u shpreh se ka akoma kafshë të pamatrikulluara dhe mungon sistemi i monitorimit të zonozave. </p> <blockquote> <p><em>Më e rëndësishmja është siguria e produktit të mishit. Duhet të kemi parësore sigurinë e tij duke qenë se përmes tij mund të transmetohen sëmundje nga kafshët te njerëzit. Ne i kemi përmirësuar standardet e cilësisë por nuk eksportojmë. Ne kemi ndërtuar thertore që janë investuar shumë, por akoma nuk plotësojnë standardet. Ne nuk kemi pasur kushte të mira të mbarështimit të kafshëve. Vendet e tjera kanë tjetër kulturë në mbarështimin e kafshëve. Ne nuk kemi sistem monitorimi të zoonozave, duke folur këtu për sëmundjet virale që transmetohen nga kafshët te njerëzit. Pavarësisht se kemi bërë progres, ka kafshë akoma që janë të paidentifikuara në tregje dhe thertore. </em></p> </blockquote> <p>Sulaj u ndaj te rreziku i transmetimit të sëmundjeve nga kafshët te njerëzit.</p> <blockquote> <p><em>Ajo që ka ndodhur vitet e fundit është migrimi i specieve të brucelave nga një specie në tjetrën. Çudira që shpik legjislacioni shqiptar nuk kanë sens. Direktivat e BE kanë standarde të tjera. Lidhur me importin e mishit të gjedhit, dua të theksoj se ajo që ka kompensuar në mangësinë ose nevojave është përdorimi i mishit të pulës. Duhet të dimë mirë statistikat për të kuptuar nevojat për mish gjedhi. Ne kemi humbur një pjesë të madhe të popullatës së gjedhit në vite. Politika duhet të jetë në bazë të sasisë së prodhimit. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/kixj3A-jYHY?si=xyDeMFGAr7FbBEjG" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



