
24 orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në banesën e presidentit Armando Duka, policia mundi të identifikoi dhe më pas arrestoi një 34 vjeçar si autor të dyshuar të vendosjes së tritolit që shpërtheu në portën e banesës.
Bëhet fjalë për shtetasin Arlen Hasanaj që sipas të dhënave të publikuara rezulton të jetë një sipërmarrës në qytetin e Durrësit dhe banues në lagjen numër 4.
Lidhur me këtë ngjarje kriminale, gazetarja e kronikës në “MCN live”, Anduena Llabani, thotë se ka konfirmim nga Prokuroria e Durrësit që deri më tani nuk ka asnjë material të referuar në prokurori nga ana e policisë.
“Policia ka deklaruar se provat që ai ka vënë tritolin u morën pasi u ndoq nëpërmjet kamerave të sigurisë itinerari i tij pas vendosjes së eksplozivit dhe se ka parë targën e makinës që ka lëvizur autori, dhe kanë arritur të identifikojnë autorin.
Ne kemi arritur të sigurojmë foton e autorit dhe kur e kam pyetur prokuroren e Durrësit, më ka konfirmuar se ende nuk kemi asnjë lloj materiali për ngjarjen. Prokuroria e Durrësit më ka thënë që nuk ka dijeni sepse s’ka ardhur ende asnjë material në këtë institucion.



