Incidenti në ajër, avioni rus largon F-15 amerikane gjatë patrullimit të NATO-s mbi Detin e Zi (VIDEO)

Incidenti në ajër, avioni rus largon F-15 amerikane gjatë patrullimit të NATO-s mbi Detin e Zi (VIDEO)

Një aeroplan luftarak rus është filmuar duke iu afruar një aeroplani F-15 të SHBA-së, duke fluturuar në mënyrë të rrezikshme afër aeroplanit amerikan.

Sipas mediave të huaja, aeroplani amerikan, në tentim për të shmangur ndonjë përplasje nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të largohej dhe të ndryshonte kursin.

Pentagoni ka thënë se një aeroplan rus erdhi në mënyrë të rrezikshme pranë një prej avionëve luftarakë amerikanë mbi Detin e Zi të hënën.

Ai tha se aeroplani rus kapi një aeroplan të patrullës së Marinës së SHBA në hapësirën ajrore ndërkombëtare, dhe u afrua shumë pranë aeroplanit amerikan, sipas CBS .

Zëdhënësja e Pentagonit, Pamela Kunze tha se aeroplani rus fluturoi afër atij amerikan për dy orë dhe 40 minuta përpara se të kalonte drejtpërdrejt në rrugën e tij të fluturimit.

Gjithsesi, ky medium shkruan se videoja 40 sekondëshe u ngarkua në Twitter të enjten, por nuk dihet se ku ndodhi ky incident.

Rreth kësaj ngjarje ka shkruar edhe mediumi BusinessInsider, si dhe ai britanik The Sun, sipas të cilit aeroplani rus detyron pilotin e aeroplanit amerikan F-15 për të ndërmarrë veprim të shmangur një konfrontim “të rrezikshëm” mbi Detin Baltik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy