Afera “Kayo”/ SPAK dhe BKH nisin verifikimet për blindin ushtarak, “Shota”/ Nuk ekziston, në realitet është fuoristradë (VIDEO)

Afera “Kayo”/ SPAK dhe BKH nisin verifikimet për blindin ushtarak, “Shota”/ Nuk ekziston, në realitet është fuoristradë (VIDEO)

Emisioni “Factcheck” në MCN TV mëson ekskluzivisht se pas kontrolleve për aferën “Kayo”, pjesë e hetimeve është edhe origjina e “Shotës”.

 

E prezantuar si prodhimi i parë i një automjeti “Made in Albania” blind dhe ushtarak, Shota rezulton pa thënë një mashtrim një sajesë me emër arti apo mitologjik, historik referuar edhe Shote Galicës.

 

Në realitet automjeti nuk është “Shota” referuar edhe Shote Galicës por një “Ford Ranger” vit prodhimi 2022 sjell në Shqipëri në vitin 2023 dhe shitur kompanisë “Timak”.

 

Nga sa informacione ka siguruar emisioni “FactCheck” nga grupi hetimor, ende nuk ka përfunduar verifikimet për të saktësuar në qoftë se këtë fuoristradë që shihni në pamje model Ford Ranger, “Timak” e ka blerë tek koncesionari zyrtar i Ford në Shqipëri apo në treg të hapur.

 

Teksa "Shota" ka bërë xhiron e Shqipërisë e qyteteve duke u reklamuar si prodhimi patentë shqiptare nga verifikimet e para të hetuesve rezulton se ky mjet nuk ka një numër shasie unik si “Shota” por numri i verifikuar në dokumentacion i korrespondon një "Ford Rander" vit prodhimi 2022.

 

Ky automjet u prezantua për herë të parë nga ish-Ministri i Mbrojtjes sot kryeparlamentar Niko Peleshi dhe Arjeta Puca edhe në panair në Francë, por tashmë si pjesë e hetimeve më të mëdha të aferës “Kayo” mbetet për tu parë se kush do të përgjigjet edhe për "Shotën".

 

Në Shqipëri ajo është blerë për një vlerë në vitin 2023 në afro 40 mijë euro, ndërsa fatura totale e modifikimit, saldimeve apo montimit të pjesëve të ndryshme nga makina origjinale ende nuk dihet sa kanë shkuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy