Shtyhet deri në 10 shtator, afati i regjistrimit për vitin e ri shkollor

Shtyhet deri në 10 shtator, afati i regjistrimit për vitin e ri shkollor

Ministria e Arsimit ka njoftuar se është shtyrë afati i regjistrimit për vitin shkollor 2023-2024.

Afati i paracaktuar përfundoi me datë  4 shtator, për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar.

Por me njoftimin e ri, tani nxënësit do te kenë mundësinë të kryejnë regjistrimet e tyre deri më tani 10 shtator.

Ndërkohë për shkollat e mesme profesionale dhe gjimnaz më kohë të pjesshëm mbi 18-vjeç, regjistrimit do vijojnë të mbeten të hapura deri më  datë 30 shtator.

Shtyrje e afatit të regjistrimit, për vitin shkollor 2023-2024.

Të nderuar prindër dhe nxënës!

-Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 10.09.2023 ora 23:59.

-Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59. Suksese!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy