Sula: Transaksionet biznes-biznes në nivel të ulët, blerjet përmes platformave online jo të cilësisë së parë

Sula: Transaksionet biznes-biznes në nivel të ulët, blerjet përmes platformave online jo të cilësisë së parë

Erand Sula, përfaqësues i ‘Alfa Courier Services’ në MCN Economy ka folur lidhur me tregtimin online për të cilën deklaroi se aktualisht vetëm kancelaritë funksionojnë më tepër në këtë mënyrë.

Ai tha se transaksionet biznes-biznes janë ende në nivele të ulëta sepse ende blerësit e kanë të vështirë që të ndahen nga individi.

Disa biznese e kanë ndarë në sektor këtë tregti ku ti ke një akaunt tëndin dhe të vjen porosia pastaj. Këtu mund të përmendim kancelaritë të cilat funksionojnë në këtë mënyrë, pastaj pjesa më e madhe funksionojnë me pikë shumice apo grupe WhatsApp. Kjo vjen sepse duket se konsumatorët e kanë të vështirë të ndahen nga individi, duan ta telefojnë shitësin dhe ne vazhdojmë të mbetemi gjithmonë mes individëve për transaksione dhe jo online, duke i lënë në nivele të ulëta transaksionet biznes-biznes.

Më tej ai sqaroi se sa i përket blerjes së markave origjinale, vetë klientët janë të vetëdijshëm për to që nga momenti kur shporta në Shqipëri varion nga 3-4 mijë lekë të reja. Sipas tij blerjet përmes platformave nuk janë të cilësisë së parë.

Shporta në Shqipëri varion nga 3-4 mijë lekë të reja, kështu që ata e dinë që nuk është origjinale dhe marrin atë. Pjesa tjetër pastaj janë konsumatorë që blejnë gjëra që ju duhen dhe që ua tregon algoritmi instagramit, kur ti ke blerë një produkt në Instagram të nxjerr produktin me çmime të tjera ku mund ta gjesh më lirë. Pra blerjet përmes platformave nuk janë të cilësisë së parë. Logjistika është gjëja më e vështirë sepse janë shtuar disa destinacione të vështira për shkak të infrastrukturës, konkretisht fshatrat që duan shumë orë. Destinacionet i kemi ndarë sepse ka nga ato që nuk arrihen dot për 24 orë. 24 orë e gjithë Shqipëria është e pamundur.

Sula ndër të tjera sqaroi edhe faktin se një biznes online ka më pak kosto se ai fizik, gjë e cila i ka dhënë dorë dhe rritjes së formalitetit.

Kostoja më e lirë e tregtisë online nga ajo me një dyqan fizik i ka dhënë dorë informalitetit që me një faqe në Instagram të kesh më shumë mundësi shitje me pak kosto. Këta individë e kanë dhe një punë të dytë dhe nuk anë informacion se çfarë detyrimesh të paguajnë në shtet. Janë të gjithë të painformuar se çfarë ndodh nëse ata regjistroheni me nipt apo jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy