Gjendet ne mes të pyllit gomonia e grabitur, ja ku e kishin fshehur autorët

Gjendet ne mes të pyllit gomonia e grabitur, ja ku e kishin fshehur autorët

Është gjetur gomonia e vjedhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. Policia bën me dije se pas kontrolleve të saj dhe banorëve të zonës edhe vet familjarëve është bërë e mundur gjetja e mjetit lundrues (gomone), e fshehur në pyll midis pishave në Qafën e Llogarasë.

Policia e Himarës pas konstatimit se ditën e djeshme në fshatin Iljaz, Himarë në banesën e shtetasit LL.N., ishte vjedhur një mjet lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J.N., kanë filluar menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Si rezultat i kontrollit të territorit për gjetjen e mjetit prej Strukturave Policore, banorëve të zonës edhe vet familjarëve është bërë e mundur gjetja e mjetit lundrues (gomone), e fshehur në pyll midis pishave në Qafën e Llogarasë.

Ndërkohë po vijon puna prej Policisë për dokumentimin ligjor të autorëve të kësaj vepre penale dhe kapjen e ndalimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy