Basha: Ligji antimafia, mekanizmi me të cilin do të anulojmë PPP

Basha: Ligji antimafia, mekanizmi me të cilin do të anulojmë PPP

Partia Demokratike synon të ndryshojë ligjin antimafia, me të marrë pushtetin. Në një konferencë për shtyp, kreu i PD-së, Lulzim Basha, shpjegoi ndryshimet që do t’i bëhen ligjit, me qëllim shmangien e korrupsionit dhe abuzimin me pushtetin.

Në funksion të ligjit parshikohet rishikimi i të gjitha kontratave PPP. Kryedemokrati Basha tha se ligji i ri do të ketë efekt prapaveprues.

Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. S’ka më ekstreme se kjo situatë ku jemi. Ligji i ri anti-mafia, çdo koncesion, tender, licencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme. Ligji i ri anti-mafia, me efekt prapaveprues. Zgjidhjen ne e kemi konceptuar te mekanizmi anti-mafia, që do të bazohet te parimi ku çdo e ardhur e paligjshme do t'i kalojë buxhetit të shtetit. Ligji i ri anti-mafia vepron ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, të paligjshme. Pasuritë e paligjshme sekuestrohen, pavarësisht nëse subjektet dënohen penalisht. Skemat korruptive lidhen me kompani të krijuara pak kohë para akordimit të kontratës. Skemat korruptive, kompani pa përvojë në sektorin e kontratës së akorduar. Skemat korruptive, kompani në pronësi të njerëzve me të shkuar kriminale. Skemat korruptive, shpikja e koncesioneve të pakërkuara, rritje shumëfishe e çmimit të kontratës”, tha ai.

Basha shtoi se me miratimin e këtij ligji, pasuritë publike të përfituara në mënyrë korruptive u kthehen qytetarëve dhe përmirësohen parametrat e biznesit në vend.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy