Ai mund të ishte narkotrafikanti më i madhë, por ishte edhe njeri me shije. Quhet “Shtëpia Malca” dhe është një hotel luksi në Gjirin e Meksikës, në rrethinat e qytetit Tulum.
Dhe bëhet fjalë për një vilë të vjetër të bosit të kartelit të Medelinit Pablo Escobar.
E njohur për plazhet me rërë të bardhë dhe me ujë të pastër kristalor, destinacioni i Karaibeve ishte gjithashtu një strehë e preferuar për zotin e drogës.
Të apasionuar pas filmit Narcos, apo edhe ata që janë akoma idhuj të Escobarit, mund të qëndrojnë në ish-pasurinë personale të mbretit të kokainës, e cila që atëherë është konvertuar në një hotel luksoz prej 35 dhomash, pishina, restorant dhe plazhe, gjithçka e rrethuar nga palmat.
Kostoja për të qendruar një natë në këtë hotel është 500 dollarë një shifër pak e kripur, por kur e mendon se kush ka jetuar aty ia vlen të shpenzosh .
Struktura kishte mbetur e papërdorur deri në 2003, kur Lio Malca, figurë kryesore në tregtinë e artit në Nju Jork, vendosi të investonte në shtëpinë e Escobar, duke e kthyer atë në një ndërtesë prestigji.
Vendasit pohojnë se Escobar ndërtoi shtëpinë në vitet 1980, vetëm pak vite përpara se të vdiste gjatë një aksioni të policisë në Medellin.
Në kulmin e kontrabandës së tij të drogës, kreu i kartelit Medellin besohej të ishte me vlerë 24 miliardë paund.
Ekspertët gjithashtu besojnë se Pablo trasportonte rreth 80 për qind të kokainës në Shtetet e Bashkuara.



