
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë, Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa shënjestër e atentatit mësohet se ka qenë shtetasi Pjerin Brushtulli.
Burime nga policia bëjnë të ditur se i plagosuri ka qenë i dënuar me 15 vjet burg për vrasje në vitin 2005, ndërsa kishte pak kohë që kishte lënë qelinë.
Ngjarja për të cilën ai ka qenë i dënuar ka ndodhur nëë 6 tetor 2002, viktimë e të cilit ka qenë shtetasi Kolec Hila.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.



