Basha: Berisha s’ka fuqi të thërrasë Kuvendin, përpjekje për ta bërë partinë bunker

Basha: Berisha s’ka fuqi të thërrasë Kuvendin, përpjekje për ta bërë partinë bunker

Kryedemokrati Lulzim Basha ripërsëriti sot qëndrimin e tij, se nuk do të mbledhë Kuvend Kombëtar të partisë për të diskutuar vendimet e SHBA-së.

Në konferencën për shtyp ditën e sotme, teksa pyet pse nuk e mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së nëse Berisha bën firmat, Basha deklaroi se ky i fundit nuk ka asnjë mbifuqi mbi statutin.

Ajo që duhet t’ju habisë ju, sic më ka habitur mua, është që njeriu që bërtet statuti statuti, shpall dhe i jep vetes kompentenca që nuk i ka dhe s’mund t’i ketë. Sali Berisha s’ka ndonjë mbifuqi nga statuti i partisë për të thirrur asnjë isntitucion të partisë. Partia ka institucionet e saj. Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele, në përpjekjen e tij për ta bërë partinë e tij bunker në hallet e tij personale, por demokratët kanë halle të tjera. Kuvend kam thirrur thërras e do thërras për të vendosur për çështje statutore, por bunker nuk thërras dot. Cilido qoftë t’i drejtohet institucioni të partisë dhe jo bunkerit.

Më tej duke ju përgjigjur deklaratave të Berishës i cili është kundër vettingut politik të propozuar nga Basha, ai tha se kjo është një nismë e propozuar një vitin 2018. Basha shtoi se madje edhe vetë Berisha e ka firmosur dhe të gjitha ndryshimet janë në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Nisma jonë nuk është e javës së kaluar është e vitit 2018. Në 2018 i gjithë grupi parlamentar i PD dhe e gjithë opozita kërkoi vettingun e politikanëve depozitoi edhe me firmën e Sali Berishës. Pas kësaj Edi Rama kërkoi dërgimin në Komisionin e Venecias, pranuan dhe Venecia solli një përgjigje që e përligjte. Kemi marrë të njëjtin propozim dhe kemi reflektuar kërkesat e Venecias. I qëndroj firmës sime të shtator të 2018. Nëse dikush ka ndryshuar mendim kjo është çështje tjetër. Unë nuk bëj gjë tjetër por konfirmoj atë që kemi kërkuar në 2018 të plotësuar me të gjitha aspektet e propozuar nga Venecia. Nuk ka asnjë tërheqje, nga kjo. Ky është në akt që kërkon një masë të plotë sinqeriteti. Kam kërkuar që vettingu të fillojë nga unë. Që të ketë besueshmëri nuk duhet dhe nuk mund të përjashtojë askënd.

Ndwrsa çështja "Becchetti" për Bashën nuk ka asnjë sekret dhe se Rama gënjen kur thotë që nuk mund të publikohet dokumentacioni.

Rama e dinte fare mirë që vendimi është përfundimtar dhe ka mashtruar qytetarët shqiptarë. Pse gënjen kur i ka të gjitha faktet? Dhe faktet i ka të gjitha në internet. Pse në kundërshtim me Kushtetutën kërkon të pengojë 'Becchettin'? Pse vazhdon të gënjejë me gjoja sekretin e një dokumenti që është publik? Janë 120 milionë euro të vendit më të varfër në Evropë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy