Lavrov: Njohja e rajoneve separatiste domosdoshmëri, sanksionet do vinin me ose pa arsye

Lavrov: Njohja e rajoneve separatiste domosdoshmëri, sanksionet do vinin me ose pa arsye

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi sot se njohja e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut është e domosdoshme dhe i vetmi vendim i mundshëm në rrethanat aktuale.

“Nëse flasim për parimet e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial, një nga dokumentet kyçe është deklarata mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare, e cila ka të bëjë me marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin midis shteteve”, tha ministri i Jashtëm i Rusisë.

Lavrov akuzoi Ukrainën për devijime nga deklarata që nga viti 2014, kur presidenti i mbështetur nga Moska u rrëzua në Kiev dhe u zëvendësua nga një udhëheqës properëndimor, duke e detyruar Rusinë të aneksojë gadishullin ukrainas të Krimesë dhe të mbështesë separatistët në lindje.

Ministri i Jashtëm rus refuzoi sanksionet, duke thënë se Perëndimi do t’i vendosë ato pavarësisht nga ecuria e ngjarjeve.

“Kolegët tanë europianë, amerikanë dhe britanikë nuk do të ndalen dhe nuk do të pushojnë derisa të kenë shterur të gjitha mundësitë për të ashtuquajturin ndëshkim të Rusisë. Tashmë po na kërcënojnë me lloj-lloj sanksionesh, por jemi mësuar me të. Ne e dimë se sanksionet do të vendosen ndaj nesh gjithsesi, në çdo rast. Me ose pa arsye”, tha Lavrov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy