Dy ditë pasi janë arrestuar si persona të cilët ndihmuan autorin që shkaktoi tragjedinë në Nice në Francë, zbulohet identiteti i çiftit shqiptar. Ata u arrestuan nga autoritetet franceze pasi dyshohet se kanë ndihmuar Muhamed Bohel me armë.
“Albanian Daily News”, raportojnë se sipas burimeve të tyre nga policia franceze shqiptarët e arrestuar janë Artan Henaj nga Fieri, lindur në vitin 1978, dhe Enkelejda Zaçe nga Elbasani, lindur më 1974. Ndërkohë ende nuk dihen lidhjet e çiftit shqiptarë me autorin.
Të dy shqiptarët aktualisht akuzohen nga autoritetet franceze për pjesmarrje në grupe terroriste.
Për më shumë
Sulmi në Nice, mediat franceze: Çifti shqiptar i siguroi armën vrasësit
Sulmi në Nice, dëshmitari filmon ekzekutimin e agresorit nga ana e policisë (VIDEO)
Përgjaket Franca, 84 të vdekur në Nice



