Dialogu Prishtinë-Beograd, Palmer: Momenti më i mirë pas zgjedhjeve në Kosovë

Dialogu Prishtinë-Beograd, Palmer: Momenti më i mirë pas zgjedhjeve në Kosovë

SHBA e sheh si të mundshëm rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Në një intervistë për mediat serbe, i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, thotë se rikthimi i palëve në tryezën e dialogut është në objektivat afatshkurtër të SHBA-ve.

Zgjedhjet në Kosovë janë thirrur më 6 tetor, ndërsa zgjedhjet në Serbi do të mbahen në pranverë. Ekziston mundësia e rifillimit të dialogut midis zgjedhjeve, dhe ne duhet ta përdorim këtë mundësi. Shpresojmë që të dy palët ta shfrytëzojnë atë", ka theksuar ai.

Në intervistën e tij të parë që nga emërimi në detyrën e re në Ballkan, Palmer thekson se ai e pranoi këtë post pasi është i sigurt se mund të kontribuojë në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, një hap që sipas tij do të ketë impakt edhe në Ballkan në përgjithësi, pasi do t’i hapë Serbisë rrugën e BE-së.

"Zgjidhja për problemin e Kosovës ka prioritet të lartë në axhendën time. Ne kemi mundësinë dhe dëshirojmë ta shfrytëzojmë atë", thotë Palmer.

Palmer shprehet në intervistë se përpara janë një seri sfidash, njëra prej tyre është rifillimi i negociatave, ndërsa tjetra është gjetja e terrenit të përbashkët për negociatat.

Palmer tha se shpresonte që dialogu Beograd-Prishtinë të rifillojë dhe Kosova të revokojë vendimin për taksat e importit për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, si dhe që Serbia të ndalojë fushatat për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ai përsëriti që SHBA do të mbështesë dialogun dhe marrëveshjet që do t'i lejojnë të gjitha palët të mbrojnë interesat e tyre.

Ai theksoi se asnjëra palë nuk duhet të ndiejë se ka humbur diçka: "Kjo do të kërkonte një kompromis, një lloj empatie, mirëkuptimi dhe gatishmërie për bashkëpunim në gjetjen e një zgjidhjeje që do të ishte e pranueshme në vend, në të njëjtën kohë duke iu paraqitur qytetarët si një zgjidhje e vërtetë", shpjegoi Palmer.

I pyetur se çfarë konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si zgjidhje kompromentuese, në situatën kur Beogradi nuk do të bjerë dakord për njohjen e Kosovës, pa marrë diçka në këmbim, Palmer tha se nuk i takon SHBA-së të konsiderojë se çfarë mund të jetë një zgjidhje komprometuese, dhe se është thelbësore që të dy palët të marrin përgjegjësinë për këtë proces.

Kur u pyetën se çfarë do të ndodhte në rast se nuk ka marrëveshje, Palmer u përgjigj se në një rast të tillë, të gjitha palët do të dalin të humbura.

I pyetur në lidhje me interpretimet e një pjese të publikut, sipas të cilit Perëndimi po e përshpejton rezolutën e Kosovës për në qershor pasi e lidh atë me zgjedhjet e SHBA dhe dëshirën e Donald Trump për të arritur zgjidhje pa mbaruar mandati i tij, Palmer tha se dëshira për të arritur marrëveshja nuk udhëhiqet në përputhje me axhendën politike të SHBA, por fakti është se sa më shumë të zgjasë mosmarrëveshja, aq më shumë kohë do të duhet për ta zgjidhur atë.

"Shpresojmë që të dy palët të kuptojnë nevojën për të vepruar urgjentisht, për të rifilluar dialogun menjëherë pas zgjedhjeve të Kosovës dhe krijimit të një qeverie të re", përfundoi Palmer. / B92 /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy