Të dehur në timon dhe me shpejtësi të lartë, arrestohen 14 drejtues mjetesh dhe gjobiten mbi 2000 të tjerë

Të dehur në timon dhe me shpejtësi të lartë, arrestohen 14 drejtues mjetesh dhe gjobiten mbi 2000 të tjerë

Policia Rrugore ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2356 drejtues mjetesh.

Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve te Policia dhe falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë Rrugore të Tiranës, u bë e mundur konstatimi dhe parandalimi i ndonjë ngjarjeje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, ku pas disa telefonatave të qytetarëve të ardhura në sallën operative të DVP Tiranë, se një mjet luksoz në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, qarkullonte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe pas testimit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi J.V., 27 vjeç, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.81/mg/l, i cili u arrestua në flagrancë dhe u ndëshkua edhe me masë administrative me 30.000 lekë te reja si dhe ju pezullua leja e drejtimit për një periudhë 20 mujore.

Ndërkohë në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan, janë evidentuar nga radari shpejtësi qe varionin nga 158 km/orë deri në 175 km/orë.

Ndërsa në rrugën interurbane Fier – Vlorë, nga njësia Operacionale e Policisë Rrugore është konstatuar një drejtues mjeti që drejtonte mjetin me shpejtësi 136 km/orë dhe drejtonte mjetin me patentë të pezulluar për pije alkoolike dhe përdorte një patentë angleze të falsifikuar. Drejtuesit të mjetit tip “Ford Focus”, shtetasit K. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, iu hoq patenta përfundimisht si dhe u procedua penalisht për falsifikim të dokumenteve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy