Tre gra në Vlorë janë mbyllur në një dyqan, ku kanë brenda një bombol gazi, dhe kërcënojnë se do vetëflijohen.
Ato thonë se kanë mbetur pa shtëpi pasi janë mashtruar nga firma, që sipas tyre u mori banesat për të ndërtuar pallat, por i la rrugëve.
Dhamë shtëpitë për të bërë pallat. E kishin shitur pronarët para se të bënim akt-marrëveshjen firmës. Prokuroria nxori vendim për mashtrim dhe falsifikim. Tani po gjykohet në Shkallë të Parë. Nuk kemi përfituar asgjë. Kishim nënshkruar në kontratë që sa prishet banesa do shkojmë te noteri të marrim paratë e qirasë. Kam pasur 25 vjet dyqan me leje dhe licensë. Do vetëflijohem. Më vjen keq vetëm që s’do shoh nipërit e mi. Jetova për të parë njerëz të korruptuar, nuk i mposhta dot. Kam 10 ditë që jetoj bashkë me burrin tim në shesh. Jemi 6 banorë”.



