Studiuesja Valbona Sulçe, për studimin fondacionit “Friedrich Ebert”, ku 56% e grave mendojnë se ka shkallë të kënaqshme të barazisë gjinore, thotë se sondazhet nuk janë gjithë e vërteta, pasi janë bazuar në një kampion, referuar një momenti të caktuar.
Duke folur në emisionin “MCN Economy”, deklaroi se kjo shifër tregon se niveli i barazisë gjinore është e kënaqshme dhe se një përqindje e tillë është në kufijtë e së vërtetës.
Sipas saj, nëse kemi gjysmën e popullsisë në Shqipëri që mendon se niveli i barazisë gjinore është në nivel të kënaqshëm, duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë ende që 50% që nuk mendon se është në nivelin e duhur, të ndryshojnë mendim.
Nuk ekzistojnë incentivat e nevojshme që gratë dhe vajzat të hyjnë në tregun e punës.
Stepja e grave dhe vajzave, tregon që dhe mjedisin e biznesit nuk e kemi dhe aq të favorshëm.
Studimi ofron të dhëna se si gratë e shikojnë sektorin publik dhe privat sot, se nga 97% e të anketuarave në sektorin publik kanë një kontratë, ndërsa në sektorin privat kjo shifër është 80%, ndërkohë që 20% i mungojnë sigurimet.
84% e të anketuarave e shohin pavarësinë ekonomike si plus. Ndonjëherë përgjigjet reflektojnë dëshirat më shumë se sa realitetin.
Nëse edukohemi që për vajzat më e rëndësishme është martesa dhe jo pavarësia e tyre ekonomike, gjithë investimi ynë si familje do të shkojë jo drejt një profesioni që do e bënte të pavarur, por te marrja e njohurive minimale për të zhvilluar një jetë prej shtëpiakeje në shtëpi.
Te mungesa e iniciativës për të nisur një biznes, do nënvizoja stereotipin se burrat janë përgjegjës për mbajtjen e familjes dhe kjo është e lidhur ngushtë me rolin gjinor që na edukojnë si familje dhe shkolla nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje radikale, për rolin që vajzat dhe djemtë të hyjnë në tregun e punës si të barabartë, se sot nuk ka vende pune të ndara vetëm për burrat ose vetëm për gratë.
Pjesa e luanit IT, shkenca, biznesi dhe ndërtimi dhe shumë sektorë të tjerë të ekonomisë që gratë kanë pasur barriera me vite për të ndërhyrë, të gjitha këto lidhen.
Megjithëse ka një rritje të vetëdijes të grave dhe vajzave. Sa më shumë ulemi në moshë, vajzat punojnë shumë dhe investojnë shumë në arsimimin e tyre për të qenë profesioniste të suksesshme dhe të pavarura.
Përtej asaj që themi çdo vit për rritje të pranisë së grave në politikë. Për hendekun në paga, Shqipëria në këtë fushë është relativisht mirë, duke qenë se është hendek botëror.
Në këtë drejtim mendoj se është problemi më i vogël.
Raporti tregoi se vetëm 7% e grave të pyetura jetojnë në një shtëpi të së cilës kanë pronësi vetën, një shifër shumë e ulët.
Por nëse marrim parasysh se 27% e grave jetojnë në një shtëpi me pronësi të përbashkët, shifra shkon 34%.
Nëse 34% e grave kanë pronësi në emrin e tyre ose në bashkëpronësi, jemi duke bërë hapa përpara, se çështja e pronësisë së grave, qoftë mbi apartamente, por edhe mbi tokën, ka shumë vite që vazhdon.



