Irani goditet nga tërmeti 6.4 ballë, mbi 700 persona të plagosur

Irani goditet nga tërmeti 6.4 ballë, mbi 700 persona të plagosur

Më shumë se 700 persona kanë mbetur të plagosur nga një tërmet me fuqi 6.4 ballë që tronditi Iranin në mbrëmjen e së dielës.

Epiqendra ishte në provincën e Kermanshah, ku vitin e kaluar më shumë se 600 vetë u vranë në tërmetin më vdekjeprurës të vendit në më shumë se një dekadë.

Mediat vendase shkruajnë, se lëkundjet u ndihen në të gjithë rajonin, raportohet për të paktën një të vdekur në Kurdistanin e afërt dhe në Iran.

Ndërkohë asnjë viktimë nuk u raportua në Iran, dhe as ndonjë dëm i madh.

Epiqendra e tërmetit ishte 20 km larg qytetit të Sarpol-e Zahab, në një thellësi prej 10 km, rreth orës 20:00 të së dielës, tha US Geological Survey (USGS). Tërmetet të tilla kanë shumë gjasa të shkaktojnë nivele më të mëdha dëmtimi.

"Ne kemi pasur 729 të plagosur, 700 prej tyre janë trajtuar dhe më pas janë larguar... rreth 18 vetë janë shtruar në spital", tha guvernatori provincial Houshang Bazvand për televizionin shtetëror të hënën.

Instituti Iranian i Gjeofizikës njoftoi se deri tani nuk ka pasur viktima nga dhjetëra lëkundje të fuqishme, por vijojnë tentativat me skuadra speciale dhe qen të trajnuar për të shpëtuar personat që mund të jetë bllokuar nëpër godina.

Shefi i Departamentit të Emergjencës tha për televizionin kombëtar se pjesa më e madhe e personave që kanë përfunduar në spital u lënduan gjatë përpjekjeve për t'u larguar nga godinat dhe jo si shkak i dëmeve të termetit, shkruan BBC.

Lëkundjet rrëzuan linjat e tensionit të lartë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë ndërkohë që temperaturat arrinin në 8 Gradë Celsius gjatë natës.

Dhjetëra ekipe shpëtimi, si dhe ushtria kombëtare dhe rojet revolucionare të Iranit janë vendosur në zonat që u goditënë nga tërmeti, thanë autoritetet.

Presidenti Hassan Rouhani "ka urdhëruar zyrtarët që të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të ofruar ndihmë për viktimat," raportoi TV shtetëror.

Sipas zyrtarëve në kufirin e afërt të Irakut, një person vdiq dhe 43 të tjerë u plagosën në tërmet.

Në të njëjtën zonë, një tjetër tërmet i fuqisë 7.3 ballë një vit më parë rezultoi me mbi 600 të vdekur dhe rreth 9 mijë të plagosur.

Irani ndodhet në mes të dy pllakave të mëdha tektonike dhe është i prirur për veprimtari të shpeshta sizmike. Në vitin 2003, një tërmet me magnitudë 6.6, shkatërroi qytetin historik të Bam në juglindje të vendit, duke vrarë 26.000 njerëz.

Tërmeti më vdekjeprurës për vendin ka qenë ai i vitit 1990 më magnitudë 7.4 ballë, i cili vrau 40 mijë persona dhe plagosi 300 mijë të tjerë, duke lënë rreth gjysme milionë banorë pa strehë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy