Gati 2 milionë njerëz janë zhvendosur nga lufta në Gaza

Gati 2 milionë njerëz janë zhvendosur nga lufta në Gaza

Gati 2 milionë njerëz (pothuajse e gjithë popullsia) janë zhvendosur nga lufta në Gaza.  

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë shtuar sulmet në disa pjesë të Rripit të Gazës.

UNRWA, agjencia kryesore e OKB-së për refugjatët palestinezë, bën me dije se 1.9 milionë njerëz në Gaza janë zhvendosur brenda vendit.

Numri i personave të zhvendosur u rrit që kur Izraeli nisi ofensivën e tij në qytetin jugor të Rafahut në maj.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë në Gaza bën me dije se 38,098 njerëz kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës me Izraelin pothuajse nëntë muaj më parë.

Të paktën 87 persona janë vrarë në 48 orët e fundit, thuhet në një deklaratë, duke shtuar se 87,705 njerëz janë plagosur në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy